Categories Lajme

Presidenti Meta: Sigurimi i internetit në çdo cep të vendit. Pa shkollë s’ka dituri e pa dituri s’ka liri e as jetë

Në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit, në Presidencë janë vlerësuar disa nga mësimdhënësit më të spikatur në Shqipëri. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta teksa ka vlerësuar Ndrec Ndue Gjokën si mësuesin simbol të arsimit në vend, dha edhe mesazhin që ”rritja e investimeve në arsim, pajisja e mësuesve me aftësi digjitale, apo sigurimi i internetit në çdo cep të vendit, janë disa masa që duhen marrë urgjentisht, në mënyrë që kriza që po kalojmë, të mos kthehet në një katastrofë për vendin dhe të ardhmen e tij”, shkruan kreu i shtetit në facebook.

Postimi i plotë

Dita Ndërkombëtare e Mësuesit, na kujton sot rolin thelbësor të mësuesit për zhvillimin e shoqërisë, nëpërmjet edukimit cilësor, gjithëpërfshirës e patriotik, si dhe shtron nevojën e përhershme për të dëgjuar me kujdes dhe në çdo kohë zërin e mësuesve dhe zgjidhjen e kërkesave të tyre.

Ky vit, me pandeminë Covid-19, shtoi akoma më shumë sfidat me të cilat ndeshen mësuesit dhe nxorri në pah problematikat e rënda të sistemit tonë arsimor. Rritja e investimeve në arsim, pajisja e mësuesve me aftësi digjitale, apo sigurimi i internetit në çdo cep të vendit, janë disa masa që duhen marrë urgjentisht, në mënyrë që kriza që po kalojmë, të mos kthehet në një katastrofë për vendin dhe të ardhmen e tij.

Në këtë Ditë të rëndësishme, pata kënaqësinë të vlerësoj disa mësues shqiptarë të spikatur, të cilët jo vetëm kanë përçuar vlera të larta qytetarie e përkushtimi, por me shembullin e dhënë janë kthyer në burim frymëzimi për mijëra nxënës dhe kolegë të tyre.

Vlerësimi i parë shkon për një mësues, simbol i arsimit në Shqipëri, Ndrec Ndue Gjoka, i cili gjatë gjithë jetës së tij, ndezi dhe ngriti peshë zemrat e fëmijëve, duke ju mësuar shkrim e këndim dhe duke ju rrënjosur dashurinë për arsimin e për Atdheun. Ai ishte mësuesi i shkronjave, mësues i popullit, që kontribuoi për hapjen e mëse 50 shkollave të gjuhës shqipe, dhe që flijoi jetën për kauzën e shenjtë të arsimit.

“Kurrë mos e harroni shkollën. Kjo na jep dritë. Pa shkollë s’ka dituri e pa dituri s’ka liri e as jetë”,-ka thënë mësuesi Ndrec Ndue Gjoka, duke ndjekur shembullin dhe rrugën e mësuesve atdhetarë të Rilindjes Kombëtare, të cilët sakrifikuan deri jetën e tyre, për shkollën dhe gërmat shqipe, si Petro Nini Luarasi e shumë të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME