Categories Lajme

Presidenti pyetet 60 minuta për Dvoranin: Rasti tmerrësisht flagrant, Prokuroria të mos jetë nën presion politik

Për 60 minuta Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me kallëzimin që ai ka bërë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.  Në përfundim, në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit tha se ky është një rast tepër flagrant, duke shpresuar që prokuroria të mos jetë nën presionin politik.

Ilir Meta: Mund t’ju them se jam këtu në përgjigje të ftesës nga institucioni i prokurorisë pas kallëzimit që unë kam bërë për shtetasin Ardian Dvorani, për dy vepra të qarta penale të përmbushura me dashje plotësisht  prej tij, shpërdorim detyre dhe përvetësim të kompetencës. Kemi dhënë sqarime të mëtejshme dhe plotësuese në vijim të provave dhe dokumenteve që kemi dorëzuar për kallëzimin penal. Rasti është tmerrësisht flagrant. Shpresoj që prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm dhe durim. Kjo është një provë e madhe për të gjithë të ardhmen e reformës në drejtësi. Mund t’ju them se kushtetuta e thotë qartë në nenin 4 pika 2 se kushtetuta është ligji më i lartë dhe pika 3 thotë se dispozitat kushtetuese zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë kur kushtetuta parashikon ndryshe. Jemi në gjendje të jashtëzakonshme për shkak tërmetit, por kreu i shtetit tha se do të vazhdojë me argumente dhe spote ndërgjegjësuese për rëndësinë që kushtetuta ka.

Ilir Meta: Pa dashur të vazhdoj më tej me këtë çështje sepse vendi dhe shoqëria jonë ndodhe të gjendje të jashtëzakonshme për shkak të tërmetit. Por mund t’ju them se ne do të vijojmë t’ju komunikojmë me argument. Të ndërgjegjësojmë rëndësinë e madhe që ka mbrojtja e kushtetutës . Sapo të kthehem në zyrë do të autorizoj zëdhënësin tim Blushi për të publikuar spotin e parë. Të gjithë duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë e Kushtetutës.

Padia  Kreu i Shtetit dorëzoi kallëzimin ndaj Dvoranit në 19 nëntor në 3 prokurori, por prokuroria e përgjithshme dhe e krimeve shpallën moskompetencën pasi veprat penale për të cilat është kallëzuar Dvorani “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore” është kompetente Prokuroria e kryeqytetit. Në padinë penale Presidenti Meta ka kërkuar të administrohen një sërë provash materiale deri tek audioregjistrimi i mbledhjeve të zhvilluara, pasi sipas presidentit nga 30 mbledhje të zhvilluara nga KED vetëm një prej procesverbaleve  është zbardhur. Zoti Dvorani thotë Meta ka përvetësuar vendimmarrjen kolegjiale për Arta Vorpsin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME