Categories Lajme

Presidenti shkon te Papa me 85 makina (FOTO)

Çifti presidencial amerikan, Joe dhe Jill Biden përdorën një karvan me 85 makina, për të mbërritur në kohë në takimin me Papa Françeskun në Vatikan. Makina e Biden e njohur si “Bisha”, printe të gjitha mjetet e vendosura në dispozicion të presidentit.

Për 75 minuta, presidenti amerikan dhe Papa diskutuan me dyer të mbyllura, ndonëse takimi ishte parashikuar të zgjaste vetëm një orë.

Në vitin 2017, takimi mes Papës dhe Donald Trump zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa në vitin 2014, takimi me ish-presidentin Obama, zgjati 52 minuta.

Biden i dhuroi Papës një veshje liturgjike të realizuar në vitin 1930 nga rrobaqeësi papal Gamarelli dhe u përdorur nga urdhri Jezuit i Papës në Shtetet e Bashkuara.

Papa i dhuroi presidentit një pllakë qeramike me një pelegrin të gdhendur në të, si edhe një koleksion të dokumenteve të Papës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME