Lajme

Presidenti sot negociata “kokë më kokë” për kandidatët

Procedurat për zgjedhjen e  Presidentit do të vijojnë sot me negociatat mazhorancë-opozitë. Ashtu siç është paralajmëruar, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla do të zhvillojë një takim me krerët e grupeve parlamentare të tjera. Në kryesinë e Kuvendit negociatat  do të nisin që nga ora 9 deri në orën 11, pasi takimet do të zhvillohen “kokë më kokë”.

Në orën 09:00 pritet që të diskutohet mes kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla me Mesila Dodës. Më pas në orën 10 do të zhvillohet takimi me Fatmir Mediun i cili përfaqëson Aleancën për Ndryshim.

Në orën 11 do të zhvillohet takimi me Enkelejd Alibeaj, të cilin mazhoranca e njeh si kreun e grupit parlamentar të PD-së. Pas debateve në konferencën e kryetarëve, Alibeaj  ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin me Ballën.

Më 15 maj ora 16:00 është afati i fundit për të dorëzuar propozimet zyrtare të deputetëve, ndërsa më datën 16 maj ora 10:00, mblidhet Komisioni i Ligjeve për vlerësimin e kandidaturave. Dhe po me 16 maj, ora 17:00 do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close