Categories Lajme

Presidentja e Komisionit Europian ndez dritën jeshile për Shqipërinë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është shprehur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë rrugën e hapur drejt anëtarësimit në BE, pas metodologjisë së re të zgjerimit që do të përdoret. Për të, metodologjia e re i hap rrugë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për të nisur negociatat për anëtarësim në BE, mundësisht para Samitit të Zagrebit. Më tej ajo ka shtuar se nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë, me qëllim për të mbledhur fonde për rindërtimin pas tërmetit tragjik për Shqipërinë.

“Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision, dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor.

E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi, sepse përshpejton status quo-n e reformave, dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor, që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së.

Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit.

Në lidhje me Samitin, po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt. Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë, me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë. Faleminderit”, tha Ursula von der Leyen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME