Lajme

Prespë, Doli për të peshkuar por iu përmbys varka, zhduket 45-vjeçari

Një 45-vjeçar dyshohet se është mbytur në liqenin e Prespës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Stavri Vasilovski, 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.

Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: