Categories Lajme

Prezantimi i thirrjes së parë në Vlorë të granteve të projektit “BE për Bashkitë”

Sesioni i infomimit ka si qëllim të njohë stafin e bashkive me objektivat dhe prioritet e skemës së granteve duke i ndihmuar të përcaktojnë, kuptojnë rregullat, procedurat dhe kufizimet në procesin e aplikimit në këtë thirrje. Ky takim informues do të përshëndetet nga Znj. Entela Gusho, Nënkryetare e Bashkisë Pogradec; Z. Agron Haxhimali, Drejtor i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë; Znj. Adelina Farrici, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore si dhe drejtuesi i projektit “BE për Bashkitë”, Z. Elton Stafa.

Projekti “BE për Bashkitë” ka zhvilluar dy sesione të tjera informuese me përfaqësuesit e bashkive të rajonit verior në Shkodër dhe atij jugor në Vlorë. Ky cikëI i takimeve do të përmbyllet më 9 dhjetor me Bashkinë Tiranë. Aktiviteti është i hapur për mediat. Informacionet të përgjithshme për projektin dhe thirrjen e parë: BE për Bashkitë është një projekt i ri i financuar nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i këtij projekti është që përmes skemës së granteve të mbështesë potencialin zhvillimor të bashkive dhe të përmirësojë kushtet socio-ekonomike dhe mjedisore të komuniteteve lokale në Shqipëri. Skema e granteve parashikon dy thirrje me karakteristika dhe diferencë kohe të ndryshme.

Thirrja e parë për aplikime për grante, e hapur deri më 17 janar 2022, ka në fokus rehabilitimin dhe modernizimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike vendore; si dhe promovimin dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik vendor të qëndrueshëm e gjithëpërfshirës dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Gjithashtu, kjo thirrje do të nxisë zbatimin e planeve dhe objektivave strategjike dhe zhvillimore të bashkive dhe do të forcojë kapacitetet vendore për menaxhimin e fondeve të BE-së. Projekti “BE për Bashkitë” zbatohet nga një konsorcium i drejtuar nga NALAS, Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Jug-Lindore, Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, ECO-Partners për Zhvillimin e Qëndrueshëm, Shoqata për Autonominë Vendore dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME