Lajme

Priftërinjtë në Mal të Zi këndojnë: Kur ushtria të kthehet në Kosovë (Video)

Mali i Zi po përballet me situatë të tensionuar pasi sot është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Ndërkohë një grup i priftërinjve serbë është dëgjuar duke kënduar sot në Manastirin e Cetinës “Kur ushtria të kthehet në Kosove”.

Manastiri i Cetinjës është selia e Mitropolisë së Malit të Zi. Ndërkohë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është parë të koordinojë eventin në takime me priftërinjtë.

Gjatë ditës së djeshme dhe sot mijëra malazezë kanë protestuar në Cetinje duke u përballur edhe me forcat e policisë që i ndanin nga manastiri ortodoks. Ata dolën në rrugë dhe vendosën barrikada në hyrje të qytetit për të penguar arritjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe nga Podgorica në Cetinje.

“Kjo nuk është Serbi!” dhe “Rroftë Mali i Zi” ishin disa nga parullat më të shpeshta në protestat e djeshme, që dëshmojnë një konflikt gjithmonë e më të hapur midis kishës serbe, që përfshin pjesën më të madhe të malazezëve por që shihet ende si një “dorë” e Beogradit në vendin që zgjodhi të ndahet nga Serbia në 2006.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: