Categories Lajme

Prifti grek abuzonte prej katër vitesh me adoleshenten shqiptare (FOTO)

Një prift grek, 37 vjeç, u arrestua këtë të premte, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht dhe keqtrajtuar një vajzë të mitur. Vajza shqiptare ka deklaruar në polici se, makthi për të ka nisur që në moshën 13 vjeçe dhe ka zgjatur për katër vjet, derisa ka gjetur forcë të tregojë te prindërit dhe më pas tek autoritetet helene.

Autori i ngjarjes së rëndë është prift dhe shërbente në një kishë në Kato Patisia në Athinë, zonë ku jeton edhe familja me origjinë shqiptare.

Ai vetë është prind i tre fëmijëve. Prifti ka mohuar akuzat, por autoritetet greke kanë deklaruar se është vërtetuar se 37-vjeçari është përdhunuesi i minorenes. Në kompjuterin e priftit janë gjetur edhe materiale pornografike.

Gjykata vendosi ta lërë priftin në burg, ndërsa po të premten është bërë edhe një denoncim tjetër kundër tij për abuzim. Sinodi i shenjtë i kishës greke urdhëroi menjëherë pushimin e tij nga puna dhe nisi një hetim të brendshëm lidhur me ngjarjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME