Lajme

Prifti ortodoks grek sùlmon Papa Françeskun: Je heretik

Papa Françesku ndodhet në Greqi, dhe aty një prift i vjetër ortodoks ka nisur ta quajë Atin e Shenjtë “heretik”, ndërsa ai ishte duke hyrë në Kishën Ortodokse në Athinë.

Papa Françesku mbërriti në Greqi të shtunën për një vizitë tre-ditore që katolikët grekë e shihnin si mundësi për afrimin e Kishave lindore dhe atyre Perëndimore.

Krishterimi u nda në Kishat Katolike Romake dhe Ortodokse Lindore në vitin 1054 dhe për shekuj marrëdhëniet kanë qenë të vështira.

Françesku kërkoi falje në emër të Kishës Katolike Romake për pjesën e saj në gabimet historike që çuan në përçarje. Papa Gjon Pali II kërkoi për herë të parë falje për rolin katolik në ndarje kur ai vizitoi Greqinë në 2001.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: