Categories Lajme

Primaret e PD/ Bozdo: Mbi 42 mijë votues deri në orën 15:00, publikohen shifrat për secilin qark

Teksa dhe një orë nevojitet që procesi i votimit të “Primareve” të mbyllet, anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo bëri me dije se mbi 42 mijë demokratë kanë dhënë verdiktin e tyre për kandidatët në garë me njëri tjetrin brenda të njëjtës forcë politike.

“Sot kemi pasur një ditë të mirë, bëjmë thirrje dhe njëherë për të votuar. Bëj thirrje për protestën e 6 dhjetorit, të ketë një pjesë marrje sa më të madhe si sot në votime. Anëtarësia dhe simpatizantët po ushtrojnë të drejtën e tyre. Besoj se shumë më interesante do jetë fakti sa do shkojë pjesëmarrja deri në fund, do bëjmë dhe diferencat mes anëtarëve e simpatizantëve. Të gjitha degët e Bashkisë Tiranë, 16 degët do numërohen në mënyrë transparente në prani të të interesuarve. Do i shkojmë transparencës së procesit deri në fund. Vota e anëtarëve e simpatizantëve të PD ashtu siç jepet ashtu do të lexohet. PD gjithmonë e ka ushtruar këtë instrument. Ka ende njerëz në radhë për të votuar. Do pritet edhe votuesi i fundit. Jemi ende herët.”-tha Bozdo.

Sipas tabelës së publikuar nga PD, shihet se deri në orën 15:00 pjesëmarrja e votuesve thuajse në të gjitha qarqet ka qenë e lartë. Komisioni i Organizimit në Partinë Demokratike ka bërë të ditur se procesi i votimit në primare në të gjitha bashkitë e vendit do të zgjasë deri në orën 18:00.

Primaret e PD/ Bozdo: Mbi 42 mijë votues deri në orën 15:00, publikohen shifrat për secilin qark

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME