Lajme

Primaret e PD për 14 Majin, Berisha voton në selinë blu me të shoqen

Ish kryeministri Sali Berisha ka votuar në selinë e Partisë Demokratike në primaret për Bashkinë e Tiranës i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Liri Berisha.

Berisha deklaroi se ky proces është një rreze shprese për demokracinë përballë regjimit të Edi Ramës, ndërsa shtoi se ky i fundit e ka shndërruar partinë e tij në klan mafioz.

“Një ditë e madhe për Partinë Demokratike.. Është një burim drite për demokracinë shqiptare. Kjo ditë në të cilën dhjetëra mijëra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike votojnë për qytetarin e parë të bashkisë së tyre.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm veçanërisht rëndësia e tij bëhet shumë herë më e madhe pasi vota e lirë ka në Shqipëri një armik të egër të saj, një armik që përpunoi dhe zhvilloi të gjithë mekanizmat e plaçkitjes dhe grabitjes së saj dhe e përzuri votën nga partia e tij dhe shndërroi Partinë Socialiste, e riktheu në origjinë parti pa votë, parti e mafies, potencialisht e terrorizmit dhe negativitet që mund të ketë një komunitet që vepron si klub mafioz.

Edi Rama është pra i vetmi në Europë që ka përjashtuar votën e lirë nga partia e tij. Në këtë kontekst ky zhvillim është një rreze shprese për rivendosjen e saj në Shqipëri. Demokratët duke votuar sot të lirë, duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre për bashkinë shumëfishojnë forca dhe energji për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës”, tha Berisha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close