Lajme

Primaret në Vlorë/ Hysni Sharra, kandidati për kryebashkiak në zgjedhjet e 14 majit

Hysni Sharra është shpallur fitues në Primaret e PD për bashkinë e Vlorës. Sharra ka dale fitues duke marre 549 vota. Ndërsa kandidatët e tjera Nada Daullja ka marre 250 vota dhe Alta Haluci 231 vota.

Në këtë proces kanë votuar 1040 anëtarë, ndërsa 10 vota ishin të pavlefshme.

“Kjo është një festë e demokracisë dhe e pluralizmit. Dua të falenderoj kolegët për garën e pastër dhe të ndershme. Ky është vetëm fillimi i asaj që kemi premtuar. Një garë e fortë që do ti kthejë qytetarëve të Vlorës institucionin e bashkisë. Më 14 maj, qytetarët do të votojnë alternativën e PD”, tha Sharra.

Në Delvinë Ilir Mehmeti  mori 185 ose 54 perqind. Hasan Alizoti 83 vota ose 24 perqind dhe Bati Cucuri 76 vota ose 22 perqind.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close