Categories Lajme

Princesha Salma e Jordanisë, bëhet pilotja e parë femër e vendit të saj

E bija e mbretëreshës, Princesha Salma bint Abdullah është bërë gruaja e parë pilote e Forcave të Armatosura në historinë e Jordanisë.

19-vjeçarja u prezantua krah babait të saj dhe sundimtarit të shtetit, Mbreti Abdullah II në një ceremoni të jashtëzakonshme në Pallatin Almaniya të Ammanit. Princesha Salma, fëmija i tretë i Mbretit Abdullah përfundoi trajnimin pilot me Forcat e Armatosura të Jordanisë, dhe tanimë është një ndër pilotet e para femra.

Ajo kaloi një stërvitje teorike dhe praktike dhe u nderua nga babai i saj, Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Jordanisë.

Nëna e saj Mbretëresha Rania Abdullah dhe vëllai i saj, Princi i Kurorës Hussein Bin Abdullah II, ishin gjithashtu të pranishëm në këtë ceremoni. Princi i Kurorës publikoi në Instagram një foto ku uroi motrën e tij: Brilante dhe punëtore si gjithmonë!”

Salma ndoqi gjurmët e babait të saj dhe vëllait të madh, të dy të diplomuar nga Sandhurst si dhe gjyshi i saj, mbreti Huseini.

Halla e babait të Salma, Princesha Aisha Bint Hussein, u diplomua në akademi ushtarake në 1987 dhe ishte gruaja e parë e Lindjes së Mesme që ndoqi Sandhurst.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME