Categories Lajme

Prindërit e 40-vjeçarit të zhdukur prej 4 ditësh rrëfejnë bisedën e tij të fundit

Prindërit e 40-vjeçarit të humbur në Vlorë, Fejzi dhe Mjaftime Ngucaj kanë folur duke thënë se dyshojnë që Ermalin e kanë rrë mbyer pasi kanë humbur kontaktet prej katër ditësh. Ata kanë zbuluar bisedën e tij të fundit me bashkëshorten dhe më pas zhd ukjen e tij.

“Djalin e kanë rrëm byer. 4 ditë pa asnjë kontakt. Për herë të fundit ka folur me nusen. I ka thënë: Ik se ngatërrova rrugën. Hera e fundit që ka fol me nusen ka qenë ditën e hënë. Më pas telefoni është fikur. Nusja thotë se dy shojnë ti ketë ndodhur gjë. Hera e parë që Ermali nuk komunikon për kaq gjatë.

Makina është gjetur e bra ktisur në një tjetër fshat. Unë dua djalin tim nga shokët e tij të ligj. Djalin ma kanë marrë peng ose e kanë pla gosur. Më ka vd ekur dhe nje  djal tjeter . E dua djalin se s’bën në shtëpi, sido që të jetë. Nuk mund ta përballoj dot. Shteti po përpiqet, u faleminderit, janë vënë në lëvizje”, thanë prindërit, të cilët për 7 muaj kanë qëndruar jashtë vendit.

Ndërsa babai i Ermal Ngucaj shtoi se të hënën u kthyen nga Italia dhe prisnin që i biri ti merrte në Vlorë. Pas mungesës së tij njoftuan policinë ndërsa në makinën e bra ktisur janë gjetur rrobat e 40-vjecarit.

“Kemi ardhur nga Italia të martën në sabah. Pritëm djalin të na merrte, e marrim në telefon, por nuk na përgjigjej. Gjetëm një makinë tjetër dhe erdhëm në shtëpi. Ndjenjëm por si në gjemba. I them gruas ku është ky djalë? Marr nusen në telefon, e pyes ke folur me Ermalin? Thotë e kam shkëputur linjën që mbrëmë në darkë rreth orës 7. Po ku është? Nuk e di. Mendova mos është tek njerëzit tanë. Ndenja deri në darkë dhe të martën në darkë shkova tek shtëpia në Vlorë. Nuk ishte aty.

Mendova mos është në po lici, jo më tha, nuk kemi. Nuk dija a të bëj padi apo jo. U ktheva në shtëpi. Të mërkurën erdhi cupa dhe dhëndri. Dhëndri më tha do bëjmë den oncim. Mirë i thashë. Më pas shkuam në Kotë dhe një djalë tjetër nga Mavrova më thotë që makina e Ermalit është tek kthesa që shkon për Mavrovë. Na shoqëroi tek makina. Rrobat e tij ishin brenda. Edhe atletet brenda. Nuk e prekëm makinën fare, morëm policinë. Unë dyshoj që e kanë rrëm byer. E kanë gënjyer, e kanë nxjerrë makina dhe mund ta kenë lënduar. Telefonin e ka të ndezur. Telefoni tjetër që përdorte nuk e kishte në makinë”, tha Fejzi Ngucaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME