Categories Lajme

Prindërit e nxënësve të vràrë në Gllogjan flasin pas kapjes së të dyshuarve

Babai i Genta Mustafajt dhe ai i Ledion Hamzajt, dy nxënësve që u vranë thonë se ndihen të lehtësuar pas arrestimit të tre personave në Gllogjan.

Dera e shtëpisë mbetet e hapur. Pavarësisht dhimbjes që nuk është zbehur në zemrat e familjarëve të Genta Mustafajt nga Gllogjani, ajo ende po zbutet me vizitat e miqve. Por lehtësim më të madh të pikëllimit për humbjen e vajzës, babai i saj thotë se ka gjetur pas së shtunës. Kjo pasi që tashmë janë tre persona të arrestuar si të dyshuar për këtë vrasje të rëndë.

Mustafaj pohon që deri të shtunën nuk kanë pasur më shumë informacione sa i përket zhvillimit të hetimeve. Besim që institucionet e vendit do ta çojnë deri në fund zbardhjen e tragjedisë së Gllogjanit ka edhe babai i nxënësit tjetër që vdiq atë të premte. Deri këtu, Hamzaj pohon se janë të kënaqur me punën e institucioneve. Në të njëjtin fshat jeton edhe familja e të dyshuarve për këtë rast.

Shtëpia e tyre po monitorohet nga Policia e Kosovës, të cilët po qëndrojnë në oborrin e saj. Të njëjtit i thanë televizionit se nuk duan të deklarohen për këtë çështje. Familjarin e tyre e humbën edhe familja Gjokaj nga fshati Skivjan. Gjatë së dielës ekipi i televizionit ka qëndruar edhe në familjen e shoferit që po ashtu u qëllua për vdekje në Gllogjan.

Tre të arrestuarit të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan të Decanit janë dëgjuar para Gjykatës në Pejë pasditen e së dielës. Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve H.M, K.M dhe M.M të cilët dyshohen për vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Gjykata ka njoftuar se të pandehuve H.M, KM dhe M.M ju është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME