Lajme

Prindërit e tij u gjetën në valixhe, flet për herë të parë djali i çiftit Pasho: Elona më dha…

Ka folur për herë të parë për togat e zeza Taulant Pasho, djali i Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën disa muaj më parë të copëtuar brenda disa valixheve.

Gjatë marrjes në pyetje në Como me prokuroren Ornella Galeotti, ai u pyet edhe për lidhjen që kishte me Elona Kaleshi, e cila së bashku me vëllain e saj Denis Kaleshi, akuzohen si autorët kryesorë të kësaj ngjarje të rende.

33-vjeçari u shpreh se nuk e dinte se Elona Kaleshi ishte shtatzënë, duke përjashtuar kategorisht që fëmija të ishte i tij.  Mediat italiane raportojnë se ndër të tjera Taulant Pasho është shprehur se prindërit e tij kur kishin shkuar në Itali kishin me vete një shumë të madhe parash që e kalojnë atë të 10 mijë euro. Ai ka rrëfyer se pak ditë pas humbjes së prindërve e dashura i ka thyer Taulantit një shumë të madhe parash që ia kishte marrë borxh.

Në lidhje me humbjen e prindërve ai ka tregur se nuk kishte telefonuar policinë se kishte frikë se mos e arrestonin, por kishte lënë motrat e tij që të merreshin me këtë çëshjte. Aktualisht Taulant Pasho ndodhet në një burg në Itali, pasi akuzohet për trafi kim të lëndëve nar kotike.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: