Categories Lajme

Prindërit po ekspozojnë shumë fëmijët e tyre në rrjetet sociale: Si do ndihen ata kur të rriten?

Nga Rosie Hopegood, Aljazeera

David Devore Jr është si çdo 18 vjeçar tjetër. Në Instagram, ai ka postuar foto të maturës dhe njoftimin se është pranuar në kolegj.

Në Twitter, zakonisht ai poston shpesh në lidhje me ekipin e tij të preferuar të futbollit dhe shpërndan video nga yjet e TikTok. Por ka një gjë që e veçon atë nga fëmijët e  moshës së tij: Në YouTube, ekziston një video e tij, e cila numëron pothuajse 140 milion klikime.

Në vitin 2009, David Jr, i cili jeton në Florida, u bë një nga yjet e parë të videove virale në botë kur babai i tij, David Sr, postoi një video në YouTube, pas një kontrolli rutinë të dhëmbëve me titullin: David pas dentistit.

‘Unë thjesht dëshiroja të ndaja një video me miqtë dhe familjen sepse ishte vërtet komike-  thotë David Sr “Nuk e kam menduar se do të kishte kaq shumë klikime”.

Por, brenda pak ditësh, videoja ishte parë më shumë se katër milion herë, dhe klikimet vazhduan të rriteshin.

David Jr ishte aq i popullarizuar, sa mori pjesë në evente të ndryshme në botë. Por kishte edhe një anë të errët të vëmendjes. “Njerëzit po më akuzonin për abuzim të fëmijëve,” ka deklaruar babai i tij.

Historia e familjes Devore është një përrallë, po duhet marrë parasysh diçka së në momentin që postoni  në internet duhet të prisni çdo reagim.

Sipas një studimi të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, një prind poston në internet 1500 foto të fëmijëve së tyre para moshës pesë vjeç. Pothuajse një e treta e prindërve kanë deklaruar  se ata kurrë nuk kishin menduar t’i kërkonin leje fëmijëve para se të postonin foto të tyre, transmeton abcnews.al

Përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale nga prindërit

Ndërsa David Jr thotë se videoja ka qenë  “diçka pozitive” në jetën e tij dhe është i kënaqur që shuma që ka fituar familja  po ndihmon për të paguar  shkollimin  e tij, ekziston  shqetësimi në rritje për trashëgiminë në internet që prindërit e tyre i kanë pasuar atyre.

Kur Geyneth Paltrow postoi një selfie në Instagram me vajzën e saj 14-vjeçare, Apple, vitin e kaluar, filloi një fushatë. “Mami e kemi diskutuar këtë. Ju nuk mund të postoni asgjë pa dëshirën time”, shkroi Apple.

Ky është një problem që po bën jehonë në të gjithë botën. Vitin e kaluar, Microsoft publikoi rezultatet e një studimi për sigurinë në internet me 12,500 adoleshentë nga  25 vende të ndryshme të botës.

Nga adoleshentët e anketuar, 42 përqind thanë se nuk e pëlqenin faktin se prindërit e tyre postonin foto në internet ndërsa  11 përqind thanë se ishte një “problem i madh” në jetën e tyre.

Stacey Steinberg, një pedagoge  në Universitetin e Floridës dhe autore e librit Growing Up Shared, tha:

“Pashë një foto që ishte postuar në internet. Ishte një meme një vogëlushi topolak, lakuriq, me një mbishkrim për ngrënien e tepërt ”tha ajo.

“Unë bëra një kërkim rreth imazhit dhe zbulova se ai imazh ishte shpërndarë me mijëra herë. Si do të ndihet ky fëmijë kur të shoh që fotoja e tij është përdorur si “tallje”?

Gjithashtu ekziston edhe potenciali për dëmtimin e marrëdhënieve midis prindërve dhe fëmijëve të tyre. “Adoleshentët mund të inatosen me prindërit e tyre”, ka dekalruar Yair Cohen, një avokat në Mbretërinë e Bashkuar

“Çështja e imazhit është shumë e rëndësishme sidomos në këtë moshë.

Është e rëndësishme që të respektohen dëshirat sepse në fund  do të fillojmë të shohim pasoja. Çfarë është më e rëndësishme: egoja dhe imazhi i prindit, apo ndjenjat e fëmijës që po përdoret si mjet? ”

Çështjet e ardhshme ligjore

Në një epokë ku është e zakonshme të postosh një  foto të një foshnje ndërsa është ende në bark përfaqëson një industri prej 11 miliardë dollarësh.

A mundet një i rritur, i mërzitur nga ajo që e sheh si cënim i privatësisë së tyre, të ndërmarrë veprime ligjore kundër prindërve të tyre?

Sipas Claire Bessant, një  pedagoge në Shkollën e Drejtësisë Northumbria, e cila aktualisht po punon në një projekt që shqyrton mbrojtjen ligjore për fëmijët britanikë tha:

“Në të vërtetë, askush nuk ka sjellë ende një çështje në gjykatë. Por çfarë dëmi do t’i sillte diçka e tillë marrëdhënies mes prindërve dhe fëmijëve? ”

Interesi i Bessant për fotot e postuara në internet  u bë jehonë në vitin 2016 pasi një histori e botuar në një revistë austriake u ribotua në të gjithë botën.

Historia, e cila u zbardh më vonë, fliste me detaje për rastin e një vajze 18-vjeçare e cila kishte paditur prindërit e saj pasi zbuloi se ata kishin postuar 500 foto të fëmijërisë së saj në faqet e tyre në Facebook. Megjithëse çështja gjyqësore rezultoi e rremë, Bessant beson se është vetëm çështje kohe para se një fëmijë të fillojë procedurat ligjore kundër prindërve të tyre.

Qëndrimet ndaj postimit te fotove ndryshojnë nga vendi në vend. Në vitin 2015, policia gjermane zhvilloi një fushatë të mediave sociale duke paralajmëruar prindërit të mos postonin foto të fëmijëve të tyre në Facebook, sepse pedofilët mund t’i përdorin fotot e tyre, transmeton abcnews.al

Vitin pasues, avokatët francezë paralajmëruan se një fëmijë kur të rritet, mund të padisë prindërit e tyre për rrezikun ndaj sigurisë së tyre. Sipas ligjeve të rrepta të privatësisë, prindërit mund të përballen me një vit burg ose 45,000 dollarë gjobë.

Një reagim i ashpër ndaj shoqërisë

Vetëm në SHBA, 3.9 milion nëna janë identifikuar si blogere. Ndërsa fëmijët e këtyre prindërve të ashtuquajturve “ndikues” po rriten, gjasat e potencialit për procedurat ligjore po rriten gjithashtu.

Kompleksiteti i kësaj situate nuk është vënë re nga blogerja irlandeze Karen Edwards, e cila ka më shumë se 103,000 ndjekës në Instagram.

Travel Mad Mum. Blog-u i Karen ka mundësuar që familja e saj të udhëtojë në të gjithë botën falas, duke qëndruar në hotele luksoze në vende ekzotike në këmbim të blogut.

“Duke filluar si blogere, mendova,” Uau, kjo është e mrekullueshme – ne po u japim fëmijëve këto mundësi mahnitëse që në rrethana të tjera ne nuk mund t’i përballonim. ” Por në të njëjtën kohë, fëmija im po përdoret si reklamë, dhe kjo është diçka që më rri në mendje gjatë gjithë kohës.

Meqenëse blogu nga prindërit është relativisht diçka e re, ekzistojnë shumë pak rregulla në lidhje me  “përdorimin” e fëmijëve në postimet e sponsorizuara.

Blandine Poidevin, avokate e asociuar dhe themeluesee e Jurisexpert, një kompani ligjore franceze e specializuar në ligjin e IT, ka venë re se në Francë  proçedura nuk është e njejtë.

“Nëse një fëmijë shfaqet në një reklamë tradicionale, paratë e fituara nuk duhet që të shpenzohen nga prindërit,” ka deklaruar ajo. “Rregullat në lidhje me këtë janë shumë të rrepta, por këto rregulla nuk zbatohen kur bëhet fjalë për mediat sociale. Jam e sigurt që në vitet e ardhshme, fëmijët  do të kërkojnë paratë që kanë fituar prindërit e tyre. ”

Firma e Blandine tashmë është marrë me disa çështje gjyqësore në të cilat prindërit e divorcuar nuk kanë rënë dakort në lidhje me postimin e fotove në internet të fëmijëve të tyre.

Në maj të këtij viti, një gjyshe holandeze u urdhërua nga një gjykatë të fshijë fotografitë e nipit të saj në Facebook dhe Pinterest pasi nëna e fëmijës nisi  veprimet ligjore.

Fotot mund të përdoren për qëllime të tjera

Kjo gjë u mësua nga një nënë amerikane Laney Griner kur ajo postoi një foto të djalit të saj 11-muajsh Sam në Flickr në 2007.  Fotoja e tij tërhoqi vëmendjen e internetit dhe fotografia u shpërnda gjerësisht.

Fotoja është ende aq popullarizuar sa vazhdon të postohet ende 13 vite më vonë, dhe, në janar të këtij viti, avokatët e familjes Griner paditën politikanin e  ekstremit të djathtë Steve King pasi imazhi u përdor në një reklamë për mbledhjen e fondeve.

“Unë kurrë nuk do të jap leje që imazhi i djalit tim të promovojë këtë njeri të ndyrë ose të asaj partie të neveritshme.”

Në vitin 2018, banka në Mbretërinë e Bashkuar Barclays paralajmëroi që prindërit po i vënë fëmijët e tyre në rrezik  duke shpërndarë foto dhe informacione rreth fëmijëve të tyre në internet.

“Nga rrjetet sociale të një prindi, palët e treta mund të gjejnë emrin e fëmijës, datën e lindjes, ku ata jetojnë”, thotë Steinberg. “Ne e dimë që kompanitë po krijojnë dosje digjitale mbi ne – po sikur të krijojnë identitete digjitale për fëmijët tanë?

Ekziston edhe një mënyrë tjetër, po aq e errët dhe negative që fotografitë e fëmijëve po vazhdojnë të  përdoren. Në vitin 2015, hetuesit australianë zbuluan më shumë se 45 milion foto të fëmijëve që ishin postuar në faqe pedofile. Fotografitë ishin shkarkuar nga faqet e mediave sociale dhe bloget e familjarëve të tyre.

Abigail Caidoy, një blogere me qendër në Dubai, i cila drejton faqen e njohur, Cuddles and Crumbs, u shqetësua nga fakti se si fotot e fëmijëve të saj mund të përdoreshin për qëllime të ngjashme.

“Kjo gjë më bëri të mendoj,” thotë ajo. “Burri im dhe unë biseduam dhe unë vendosa të fshij fotot e vjetra të djemve të mi.”

Caidoy u rrit në Filipine dhe është e tronditur nga qëndrimet e ndryshme për postimin e fotove atje dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndryshimi i fëmijërisë

Me foto të shumta të fëmijërisë që po postohen, historianët e ardhshëm do të përballen me një profesion ndryshe.

“Historia e shoqërisë do të jetë jashtëzakonisht e ndryshme”, thotë Ellen Smith, një kandidate për PhD në Universitetin e Leicester, puna e së cilës përqendrohet në historitë familjare në shekullin e 19-të.

Me mediat sociale dhe përdorimin e gjerë të smartfonëve, është ende herët  të gjykohet postimi i fotove nga brezat që do të vijnë.

Por ka një pyetje që na mundon të gjithëve: Historitë e kujt duan të tregojnë ?

Steinberg thotë se: “Nëse vazhdojmë të tregojmë fëmijërinë e fëmijëve tanë përmes postimeve në rrjetet sociale, fëmijët nuk do të mbajnë mend se si është të ndihesh në të vërtetë fëmijë – se si është të jesh në skenë duke  kërcyer ose çfarë ndjenje është  të shikosh Mickey Mouse për herë të parë. Ata do ta shohin këtë gjë  vetëm përmes fotografive që prindërit kanë zgjedhur të postojnë  në internet. ” Përktheu: Sonila Backa – abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME