Categories Lajme

Prindërit shqiptarë të acaruar me shpërndarjen e librave shkollorë

Shpërndarja e librave shkollorë ka shtuar edhe vuajtjet për prindërit që do të çojnë fëmijët në shkollë më 16 shtator. Në Fier janë pak pika të shpërndarjes së teksteve për klasat e gjashta deri në gjimnaz dhe prindërit ankohen për rradhë të gjata e sorollatje. Një tjetër shqetësim është ai për rritje çmimesh në disa libra deri në 100 lekë.   Plotësimi i pakos së plotë të librave për fëmijët në sistemin parauniversitar mbetet një angazhim sfidues për prindërit shqiptarë. Në Fier, ku tekstet nga klasa e pestë deri në shkollë të mesme shpërndahen nga 6 distributorë, prindërit ankohen për radhë e sorollatje nga njëra tek tjetra për të siguruar të gjitha tekstet. “Sorollatemi nga një pikë shitje te tjetra.” “Ti sjellin si në kohë të Enverit, në shkollë. Atje ti marrin të gjithë fëmijët”. Një paketë librash shkon nga 50 deri ne 70 mijë lekë të vjetra.

Prindërit  ngrenë ankesat e tyre për një mbivendosje të çmimeve të librave deri në 100 lekë të reja më shumë, duke i bërë të pa përballueshme çmimet e tyre. “Të marr librat e fëmijës nga 50 mijë lekë apo të ha bukë, apo të paguaj dritat, apo të paguaj ujin?” “Plus çmimit ka vendosur çmim tjetër mbi të. Librat e vitit të tretë gjimnaz.”

Ndërsa prindërit tregojnë çmimet, drejtuesja e Zyrës Arsimore Vendore në Fier, Yllka Beci, thotë se nuk ka informacion. Yllka Beci: Nuk kam asnjë lloj informacioni për rritjen e çmimeve të librave në institucionet ku kam juridiksionin. Librat nga klasa e parë deri në të pestën janë në përdorim falas, ku shpërndarja vijon normalisht  për 6430 nxënës  në 54 shkollat e bashkisë së Fierit dhe në 8 vartëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME