Categories Lajme

Prishtinë Tragjike/ 25-vjeçarja dyshohet se kreu vetëvrasje me armë, shoqja e dhomës njoftoi Policinë. Zbardhen dyshimet

Eni Grezda, 25-vjeçare, humbi jetën tragjikisht dje në Prishtinë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga një armë zjarri. Vajza me të cilën po ndante dhomën tash e një kohë, kishte njoftuar Policinë se e ndjera ndodhet e shtrirë dhe dyshohet se është në rrezik për jetën.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se e reja ka ndërruar jetë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se Policia ka nisur hetimet mbi vdekjen, por Sinjali mëson se të gjitha rrethanat e deritanshime çojnë te vetëvrasja.

Siç raporton Sinjali, 25-vjeçarja vendosi t’i japë fund jetës së saj me një armë zjarri e cila u gjet në vendin e ngjarjes.

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një revole e cila dyshohet se u përdor në rast, dy fishekë dhe një gëzhojë, të cilat u konfiskuan si prova për analizë që çojnë në zbardhjen e rrethanave se si ndodhi rasti.

Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar nëna e 25-vjeçares dhe njerku i saj, teksa nuk dihet ende motivi që shtyu Eni Grezdën të bëjë këtë veprim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME