Lajme

Prizren/ 35-vjeçari përdhunon të miturën, aktin e filmon dhe publikon videon

Një rast tronditës është zbuluar në Prizren, Kosovë, ku një 35-vjeçaria  ka përdhunuar një të mitur, dhe aktin e ka filmuar.

Ngjarja është zbuluar pas publikimit të videos, ku shiheshin dy persona duke kryer marrëdhënie seksuale.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas zhvillimeve hetimore është arritur që të identifikohen personat në videon, ku viktima është një vajzë 15-vjeçare.

Njësitë policore janë vënë në lëvizje dhe kanë arritur që ta arrestojnë 35-vjeçarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve policorë ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur dhe të gjithë aktin e ka regjistruar me videoincizim.Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close