Categories Lajme

“Problematikë serioze klima e biznesit, ka pabarazi”

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, deklaroi se paketa e Partisë Demokratike do të sjellë reforma të mëdha në këtë sektor. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Xhepa tha se taksa progresive që po aplikohet nga qeveria aktuale, ka dështuar. Sipas ekspertit të ekonomisë në PD, zgjidhje sipas këtyre reformave në ekonomi do të sillte rregullim të tregut si dhe një konkurrencë të ndershme. Mes të tjerash Xhepa tha se Shqipëria prej kohësh e ka problematikë serioze klimën e biznesit.

“Fatkeqësisht qoftë me taksën progresive dhe të sheshtë, objektivat politike nuk janë arritur nga asnjë prej forcave politike. Objektivi kryesor i PS ishte sheshimi i pabarazisë. Por pabarazia është me e lartë që nga 2012-ta. Pra taksa progresive ka dështuar. As objektivi i shtimit të të ardhurave në buxhet, nuk është arritur, çka do të thotë se nuk është problemi i sistemit tatimor, por i zbatimit të tij. Janë reforma të tjera ato që e thellojnë pabarazinë. Eksperiencat janë mikse. Në disa vende ka pasur rezultate pozitive, më pas kanë dështuar. Taksa e sheshtë është zbatuar në ekonomitë në tranzicion.

Në mënyrë ironike, pasi thuhet se thellon pabarazinë, ka nisur në Estoni dhe më pas zbriti deri në Shqipëri. Ishte i pari vend që e revokoi këtë sistem, pa i dhënë shansin ekonomisë. Në disa objektiva efekti i kësaj takse ka qenë pozitiv. Në Sllovaki, ka qenë një rast suksesi deri në 2004. Më pas përkeqësimi i sistemit tatimor se treguan këtë. Sistemet e taksimit kanë qenë proporcionale, çka do të thotë se njerëzit paguajnë në varësi të të ardhurave. Sa më shumë rriten të ardhurat, aq më shumë paguajnë njerëzit. Ideja e rritjes së sistemit, duhet të ketë një qasje të caktuar ideologjike. Nëse koncepti i të majtëve se; të pasurit paguajnë më shumë, kjo nuk është e vërtetë. Pasi paguhet vetëm për pagat. Shumë tatime janë të dyfishta. Edhe në Itali, SHBA është ashtu. Kjo taksë e sheshtë ka goditur shtresën e mesme.”, tha Xhepa.

“Paketa e djeshme e PD-së, në gjykimin tim ishte paketa e vërtetë e reformave. Objektiv i politikës nuk është vetëm se si të rishpërndarje, por se si të prodhojë më shumë. Ne themi; “Tatimet në Shqipëri janë më të ulëta se sa në BE”. Normat, ngarkesat janë 36.6% si në BE. Çka do të thotë që ne kemi probleme me sistemin ekonomik. Sipërmarrjet shqiptare nuk arrijnë që të krijojnë fitime, kemi mungesë të tregjeve, të konkurrencës. Nëse zgjidhim këtë çështje, mund të zgjidhim dhe çështje të tjera. Por si mund të bëjmë një klimë të biznesit të suksesshëm?! Duke grumbulluar më shumë ata, kemi mundësi që të shpërndajmë më shumë. Shqipëria prej kohës e ka problematikë serioze klimën e biznesit. Ne ngelemi në renditjen globale në instanjacion, dhe kjo është e dhimbshme. Kjo ndodh pasi i mungojnë reformat.

Paketa e PD është përpjekje serioze. Antikorrupsioni është në ruajtjen e pastërtisë së vetvetes. Kjo është reformë që e kemi nisur prej kohësh, për reformimin e inspektorateve. Burokracia me bizneset është problem serioz, është rritje kostosh. Gangrena e korrupsionit është problem për ekonominë. Krizat janë ideuese të ndryshimeve të mëdha. Ajo që mund të bëjë një maxhorancë e re është që t’i përshpejtonte këto ndryshime. Investimet e huaja ranë, normat e interesit u rritën.”, tha Xhepa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME