Categories Lajme

Problemet e transportit ajror në Shqipëri

Nga Sadedin Çeliku –

Po bëhet gati dy dekada nga koha e konçensionimit të aeroportit “Nënë Tereza”. Koha e bën të sajën dhe gabimet dalin mbrapa. Mesa duket studimi i fizibilitetit të terminalit dhe aksesorëve të tjerë që ka ai aeroport ka qënë dhe mbeten të pasaktë.Shumë llogari sot nuk dalin fare dhe shumë të tjera rezultojnë teknikisht gabim. Por pa i hyrë hesapeve,dua të ndalen tek thelbi i problemit,problem që ka jo pak pasoja për udhëtarët që shfrytëzojnë këtë aeroport.
Sipas studimit ai terminal u llogarit të përpunonte një fluks me një kapacitet prej 1,5 miljon pasagjerë në vit,ndërkohë që ky fluks ka shkuar gati dyfishi ose mbi 3 miljon në vit.Rritja e kapacitetit të udhëtarëve nuk lidhen me kualitetin e shërbimeve të terminalit,por me punën e mirë që është bërë nga qeveria, si rehabilitimi i rrugëve turistike,malore dhe ato bregdetare,Pogradec-Lin,bypassit Fierit, e hapur në njërin krah,Lungomares, kanalizime dhe disiplinimi i ujrave të bardha e të zeza, gjelbërimit por dhe infrastruktura në tërësi si energjia elektrike,uji,pastërtia,furnizimi në plazhe etj.Pra projekti i 100 fshatrave ka funksionuar mrekullisht.Me këtë dinamikë unë parashikoj rritje të madhe të numrit pasagjerëve kryesisht të huaj dhe shqiptarë nga Kosova,ndaj marrja në konsideratë e këtij fakti nuk do neglizhuar.
Duke parë se vëndi ynë është bërë më i aksesueshëm nga të huaj por dhe nga shqiptarët që jetojnë anembanë botës,lipset e nevojshme të rritet kapaciteti përpunues i terminalit Rinasit,që do të thotë që së paku duhet të përballojë një kapacitet prej 5 miljon njerëz në vit.E thënë ndryshe kapaciteti do dyfishuar me realizimin faktik të vitit 2018 dhe me të pritshmin e vitit 2019.Vetëm në muajin gusht të këtij viti kanë ardhur mbi një miljon turistë.Në këtë pikpamje mendoj se duhet koregjuar disa gjëra si:
Përpunimi i bagazheve duhet bërë nëntokë me afate më të vogla,pra të garantojë nisjen e avionave në orar gjë e cila nuk ndodh deri më sot.Tashmë është krijuar një përvojë e mire në hapjen e parkimeve nëntokë me afate mjaft te shkurtëra nga Bashkia Tiranë dhe kjo mund të shtrihet dhe në terminalin e Rinasit.
Terminali duhet ta ketë parkimin e autoveturave nëntokë sepse ai parkim që është sot nuk është aspak funksional,kjo më e theksuar me udhëtarët që shkojnë jasht dhe lënë autoveturat në parkim për disa ditë.Autoveturat i mbulon pluhuri dhe balta sepse autoritetet e TIA-s nuk marrin asnjë masë,ama parat ti marrin kokërr në kokërr.
Duhet rehabilituar pista ekzistuese dhe të merren masa për dublimin e pistës dhe rrugëve të tjera lidhëse,
Brënda terminalit duhen më shumë hapësira të lira për pasagjeret sesa për bizneset.Sigurisht duhen dhe baret,butikët apo dhe duty free shop por përparësi duhet të kenë pasagjerët.
Rritja e kapacitetit nuk cënon trafikun dhe kapacitetet e pasagjerëve që mund te realizohen në të ardhmen në aeroportin e Kukësit apo dhe të tjerë nëse ndërtohen.
Për realizimin e këtij projekti jam kundër kategorikisht zbatimit PPP-ve por dhe kundër konçensionit.Besoj se te gjithë biem dakort që konçensionit të Rinasit ja pamë sherrin.Si kompania gjermane dhe kineze nuk po na afrojnë shërbim bashkëkohor madje po rrjepin shqiptaret sepse tarifat e të gjitha sherbimeve jane shumë herë më të larta se vëndet e rajonit.Kjo është një nga arsyet që mjaft shqiptare udhëtojnë përmes Prishtinës dhe Shkupit.Zgjerimi mund të bëhet me fondet buxhetore dhe për këtë janë të gjitha mundësitë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME