Categories Lajme

Prodhohet maska 6 mujore, është prej tekstili dhe përmban tri shtresa filtrash

Maska është kthyer tashmë në aksesorin më të përdorur duke u bërë pjesë e pandarë e përditshmërisë sonë. Dikush zgjedh ato që janë kirurgjikale, një përdorimshe ndërsa më së shumti mbahen maska me përbërje rrobe. Këto të fundit duhen larë të paktën një herë në ditë pasi në të kundërt kthehen në rrezik për të transmetuar virusin.

Por në Turqi kanë prodhuar maskën që mund të mbahet 6 muaj. Është prej rrobe dhe sipas profesorëve të Universitetit Sakarja mbron deri në 97%. Përbëhet nga 3 shtresa si dhe përmban gjithashtu edhe filtër. Maska ka 6 filtra të cilët mund të lahen disa herë dhe më pas mund të vendosen sërish. Përveç Covid-19 maska mbron personin edhe nga bakteret dhe kjo falë filtrave që përdoren.

Në këtë universitet kanë punuar prej disa muajsh për prodhimin e kësaj maske ndërsa tashmë është në treg dhe mund të blihet nga qytetarët. Prodhuesit po punojnë që aksesorin që të mbron nga koronavirusi të shitet edhe në vende të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME