Lajme

Produksion i ri muzikor me motive delvinjote nga Perlat Merko

Produksion i ri muzikor me motive delvinjote nga Perlat Merko vlen te degjohet me poshte në këtë video .

Delvina me emocione të reja në Kulturë Muzikë dhe Sport  . Nje nismë e fundit e bashkisë dhe Qëndrës Kulturore Delvinë ka bërë të mundur realizimin e një produksioni muzikor që bazohet tek tabani i kënges së këtij qyteti. Majlinda Qilimi kryetare e Bashkisë Delvinë tregon se kjo është një tjetër punë krijuese në kuadër te ruajtjes dhe percjelljes tek qytetari të traditave dhe vlerave më të mira delvinjote.

Pas celjes së muzeut etnografik , u siguruan dhe kostumet tradicionale per grupin e valleve ndërkohë që po punohet me panairin e qytetit i cili do të organizohet gjatë sezonit veror.

Kryebashkiakja rendit si festë per qytetin edhe rikthimin e ekipit të futbollit Bistrica në kategorinë e parë.

Edhe pse një qytet i vogë Delvina me qetsinë dhe bukurinë e saj ka shumëcka që ti jap një vizitori që kërkon të njihet me tradicionalen dhe karakteristiken e vendit tonë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close