Categories Lajme

Profesor Aliaj: Tërmet si ai i 26 nëntorit bie pas 100 vitesh

Njohës të sizmilogjisë sugjerojnë që kushtet teknike të projektimit antisizmik duhet të përditësohen në bazë të eurokodeve. Në një intervistë për RTV Ora, drejtori i fundit i Institutit të Sizmiologjisë Shyqyri Aliaj  shprehet se ndërtesat në Shqipëri vijojnë të ndërtohen mbi bazën e kodeve të hartuara në 1989 që sipas tij duhen ndryshuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Shyqyri Aliaj: Tani ka ardhur koha që ky kusht të bjerë sepse ne bëjmë llogaritje rreziku me aksiracione. Të hartohet një kusht i ri teknik i ndërtimeve antisizmike.

Aliaj shprehet se zona bregdetare e Shqipërisë është më e rrezikuara nga lëvizjet sizmike për shkak të vendosjes së pllakave tektonike. Ndërsa thekson se sipas studimeve, një tërmet i një magnitude mbi 6 të shkallës rihter mund të ndodhë pas 100 vitesh.

Shyqyri Aliaj: Një tërmet i tillë në Durrës ka rënë në 1926. Bëhet 100 vjet që ajo zonë akumulonte dhe zona bregdetare e Shqipërisë është zona me rrezik më të lartë sizmik në Shqipëri.  Ndërsa tërmetet 3-3.9 do vazhdojnë, me 2-2.3 ka në gjithë në Shqipërinë. Gjatë përurimit të veprës të Salvadore Bushatit mbi “Bazat teorike dhe metodave sizmike”, Aliaj theksoi se studimet në këtë fushë duhet të vijojnë, në mënyrë që shqiptarët të mësojnë të bashkëjetojnë me lëvizjet sizmike./oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME