Categories Lajme

Programet e studimit për Mësuesi/ Evis Kushi zbardh vendimin: Mundësi dhe maturantëve me mesatare poshtë 7.5

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi prezantoi sot vendimin e ri të qeverisë sa i takon programeve të studimit për Mësuesi.

Ajo pohoi në një deklaratë për mediat se në këto programe do të futen dhe maturantë që kanë mesataren poshtë 7.5, por që në fund do të marrin një profil tjetër, dhe jo të bëhen mësues.

“Mësuesit duhet të jenë më të mirë. Kriteri për ata që duhet të bëhen mësues, është mesatarja 7.5. jo të gjithë ata që vazhdojnë për Gjuhë të Huaja, duan të bëhen mësues, por të bëhen përkthyes.

Ne i japim mundësi edhe maturantëve që mbarojnë me mesataren 6.5 që të hyjnë në këto programe, por do të kenë një numër matrikulimi që mos të vazhdojnë për mësuesi, por për programet e tjera.

Mësuesit do të vazhdojnë të jenë maturantët me mesatare 7.5. Po mendojmë një paketë për reduktimin e tarifave për mësuesi, apo programet e tjera prioritare.

Sistem nuk është në krizë për mësues, pasi po të shikoni renditjen në portalin për Shqipërinë, por në këto programe ka shumë pak regjistrime. Ne nuk kemi pse të penalizojmë maturantët të tjerë, që s’e kanë mesataren 7.5”, tha Kushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME