Lajme

Programi i protestës së studentëve nesër

Protestat e studentëve nuk do të ndalen. Ditën e nesërme pritet që të ketë një numër më të madh studentësh nga fakultete të ndryshme, teksa është zbuluar edhe plani i tyre për organizimin.

“Nesër, 17 dhjetor protesta vazhdon në Fakultete (9-11) dhe më pas para Kryeministrisë. Në orën 9-11 organizohemi përpara fakulteteve për të ndërgjegjësuar çdonjërin nga ne mbi kauzën tonë të drejtë. Studentët të pajisur me foni do të shpalosin në detaje kërkesat e tyre specifike për arsim cilësor. Folës të ndryshëm nga të gjitha programet e studimit dalin dhe denoncojnë me forcë problemet tona, padrejtësitë që na bëhen përditë të cilat duhet të marrin fund.

Studentët artikulojnë kërkesa specifike për autoritetet drejtuese të Fakulteteve/Universiteteve. Përfaqsues nga Fakultete/Universitete të tjera përshëndesin protestën dhe prezantojnë problemet e përbashkëta.

Në orën 11: 30 para Kryeministrisë protesta vazhdon me bashkim të studentëve. Në orën 14:30 shpërndahemi qetësisht e në mënyrë qytetare”, shkruhet në mesazhin e studentëve në rrjetet sociale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close