Categories Lajme

Programi i Rindërtimit/ Pjesa më e madhe e shtëpive individuale përfundojnë para 31 dhjetorit

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaron se programi i rindërtimi po ecën me ritme të shpejta dhe një pjesë e madhe e shtëpive individuale do përfundojnë para 31 dhjetorit.= Një intervistë televizive, Ahmetaj tha se procesi i rindërtimi ka filluar menjëherë pas konferencës së donatorëve.

“Deri në atë moment u hartua kuadri ligjor dhe nënligjor. Menjëherë pas konferencës së shkurtit në Bruksel ne filluam procesin e rindërtimit në terren. Janë katër programe kryesore të cilat janë sot të avancuara”, tha ai. Ahmetaj theksoi se janë alokuar 86 milionë dollarë, pjesa me e madhe e shpërndarë ose në proces.

“Programi i parë është programo i granteve. Grante janë për ato familje që kanë dëmtime të lehta ose mesatare që marrin para në dorë nga buxheti i shtetit, nga 1 milion lekë të vjetra deri në 5 milionë lekë të vjetra në varësi të demit. Janë 86 milionë dollarë të alokuara dhe një pjesë e madhe e tyre të shpërndara ose në proces shpërndarje. Vetëm para disa ditësh në mbledhjen e fundit të qeverisë u kaluan edhe një mase e madhe grantesh. Tiranës iu shtua 5.3 milionë dollarë. E njëjta gjë për Durrësin. Pra ky program është pothuajse në përmbyllje të plotë ku mbi 20 mijë familje janë duke marrë ose do të marrin para kesh në dorë nga paratë e buxhetit të shteti për demet”, tha ai. Ai shtoi se vetëm Durrësi ka një ngarkesë DSI-DS3, ku para të paguar në dorë për familjet janë rreth 28 milion dollarë.

“Programi i dytë është programi i njësive individuale, pra i shtëpive individuale. Jemi edhe këtu në fazë të avancuar si në bashkinë e Tiranës, qoftë në 10 bashkitë e tjera. Po ndërtohet më shpejtësi në Shijak, Kavajë po ndërtohet më shpejtësi në Tiranë në disa njësi Administrative. Gjithsej sot të vlerësuar janë 3400 njësi individuale nga të cilat po trajtohen në proces prokurimi dhe të ndërtimit qoftë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, qoftë nga bashki e Tiranës. Një pjesë dërmuese e këtyre shtëpive do të mbarojnë brenda 31 dhjetorit të këtij viti dhe pjesa tjetër do të vazhdojë në 6 muajt e parë të viti 2021”, theksoi ai.

Ahmetaj tha se “programi i tretë është programi i shkollave. Sot janë 143 shkolla të cilat janë mbuluar të gjitha me financim. Një pjesë e tyre financohen nga buxheti i shtetit. Ato që po bëhen nga Fondi Shqiptarë i Zhvillimit mbarojnë me 26 nëntor dhe kanë ecur më shpejtësi dhe janë në kat të dytë dhe drejtë përfundimit. Gjejnë rastin të ftoj opozitë të jetë më mua në të gjitha sajtet për ti parë se si kanë ecur. Është e drejtë e tyre të kërkojnë llogari dhe informacion, por sigurisht që deformimi i të vërtetës pa i parë, pa i prekur të tentojnë ato që thonë duke synuar të çorodisin mendjen e qytetarëve. Praktikisht shkollat financohen nga buxheti i shtetit, një pjesë e madhe, një pjesë nga Komiteti Europian. Autoriteti kontraktues i KE janë Kombet e Bashkuara. 22 shkolla janë në proces përfundimtar prokurimi dhe pjesë tjetër është lista pre 40 shkollash dhe 11 të tjera që do t’i shtohen 40-shës së dytë pra mund të shkojnë në 51 shkolla. Jemi në diskutim përfundimtar këtë javë. Pastaj kemi KfW që po investon te shkollat, kemi Fondin e Katarit, Slloveninë, Sllovakinë pra kemi disa vende të tjera donator që kanë marrë përsipër programe donatore”.

“Programi i katër është programi i pallateve. Në Tiranë ka dy sajte të mëdha që është sajti i “5 Majit” dhe sajti i Kombinatit. Durrës do ketë një kombinim mes Spitallës dhe atyre që unë i referohet pallate të pikëzuar, pra ndërtim aty ku ka qenë. E njëjta gjë vlen edhe zonat e tjera që nga Laçi ku do investojë qeveria Turke dhe Shqiptarë, pra është sajti 1-1, dhe 1-2. Në Lezhë, austriakët do investojnë në Mirditë”, tha ai.

Gjithashtu Ahmetaj tha se “ndërtimi në terren më pallatet fillon brenda 10 ditëve të tetorit dhe në gjashtë muajt e para të viti që vijën besoj do kemi avancuar duke futur në shtëpi një pjesë dërmuese të familjeve që kanë humbur shtëpitë dhe ndërkohë, sigurish që gjatë gjithë vitit tjetër rindërtimi do të vazhdojë për ta përfunduar deri në fund të viti tjetër”.

Ai shtoi se “Programi i Rindërtimi është i avancuar me donatorët, përveç Greqinë që presim shkëmbimin e notave përfundimtare, më të gjithë të tjerët për grantet jemi të avancuar. Jemi duke diskutuar 3 kredi. Është kredia e BEIT që këtë javë kam një diskutim të detajuar, pra të Bankës Europiane për Investim. Kemi të përfunduar kredinë franceze për ujësjellësat e Durrësit, e cila u dha po në kuadër të rindërtimit dhe me qeverinë italiane jemi në fazë të avancuar për të investuar nëpërmjet kredisë së tyre për rindërtimin në peshkim, pra në portet e peshkimit në energji dhe në ribërjen e flotës së emergjencave civile”. Në lidhje me rritjen ekonomike pas pandemisë, Ahmetaj tha se “ajo që ka ndodhur globalisht është se nëse i gjithë prodhimi global vjetor është rreth 40 trilion nga pandemia janë humbur 23 trilion dollarë”.

“Pra, pandemia ka bërë goditje baraz me shumë e shumë luftëra bashkë dhe janë goditur shtete të strukturuara me ekonomi shumë solide. Imagjino shtete si ne që ekonominë e kemi fraxhile. Goditja që ka dhënë në buxhet, të ardhurat do të shkojë 700 milionë dollarë. Në ekonomi besohet se do shkojë deri në 8% minus. Sigurisht që tremujori i parë dhe tremujori i dytë do jenë goditje të kaluara, por statistikash kur të dalë PBB do jenë mbi 10, por si vit minus 8%”, tha ai.

“Ekonomia shqiptare ka filluar një ringritje shumë të shpejtë përtej çdo stikmatizimi politik. Po të shikosh humbjen e vendeve të punës dhe rimarrjen e vendeve të punës, tregon se sa vibrante është ekonomia shqiptare. Humbëm rreth 50 mijë vende punë në mars, prill dhe maj dhe sot kemi gjithsej afërsish 11 mijë vendeve punë minus dhe ndërkohë vazhdon të përmirësohet situata e punëmarrjes, pra një rikthim gati në formë “V”-je. Shpresëdhënëse janë shifrat e TVSH-së se gushtit që i referohen konsumit të korrikut që ishin më të larta se viti 2019, pra që tregon se konsumi po ringrihet me shpejtësi për shkaqe të ndryshme. Cilat janë shkaqet? Është rimarrja e punësimit, injektimi që ka bërë qeveria me paketën e vet me të dyja korsitë me kesh drejtpërsëdrejti dhe me instrumentet e veta të kredisë, ose me shtyrje apo heqjen e ngarkesës fiskale për kategori të ndryshme biznesi. Dhe sigurisht që edhe këmbëngulja e qeverisë, perfomanca gjatë COVID-19, sigurisht ka bërë të mundur që biznesi të ringrihet më shpejt se sa ne e prisnim. Në bazë të të dhënave citi 2021 do ketë normalizim të plotë ekonomie”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME