Categories Lajme

Projekti/ 90 minuta Nju Jork-Londër, një avion supersonik për presidentin e SHBA (FOTO)

Prej kohësh kompani të ndryshme kanë nisur punën për të ndërtuar avionë supersonikë, me premtimin se udhëtimet e gjata transoqeanike do të kryhen brenda pak orësh. Kësaj nisme duket se i është bashkuar edhe qeveria amerikane, pasi ka arritur një marrëveshje me një kompani private për të ndërtuar një avion supersonik për Presidentin dhe pjesëtarë të tjerë të ekzekutivit. Kontrata është nënshkruar nga Air Force One dhe firma Hermeus, edhe cila do të punojë për ndërtimin e një avioni të vogël pasagjerësh që një ditë do të mund të zëvendësojnë avionët në flotën presidenciale.

Edhe pse avioni për të cilin po punohet mund të mos nxjerrë në “pension” aeroplanin e presidentit Air Force One, pasi është shumë i vogël, do të mund të përdoret për anëtarë të tjerë të kabinetit, delegacione të Kongresit dhe zyrtarë të tjerë.

Fondi i investimit i quajtur “Air Force” vlen rreth 1,5 milionë dollarë, i cili do të përdoret për vlerrësimin e kapaciteteve të prodhimit të avionëve supersonikë. Në shkurt të këtij viti, kompania Hermeus testoi me sukses prototipin Mach 5, një avion në gjendje që të kryejë për 90 minuta udhëtimin nga Nju Jorku në Londër, udhëtim që normalisht zgjat 7 orë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME