Categories Lajme

“Projekti i Tiranës Europiane”/ Rama publikon punimet gjatë natës në tunelet e Unazës së Madhe. Ja si do lëvizin automjetet nga dita e hënë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme pamjet nga punimet në kantierin e Unazës Perëndimore të Tiranës, ku siç theksoi ai, punimet vijojnë me tre turne për këtë projekt strategjik për Tiranën Europiane. Në video, nga kantieri i rrethrrotullimit te Sheshi Shqiponja, Autoriteti Rrugor Shqiptar, informoi qytetarët mbi skemën e re të menaxhimit të trafikut që duhet zbatuar nga dita e hënë, për lëvizjet në këtë nyje. Drejtori i Projekteve Strategjike në ARRSH, Erald Elezi shpjegoi se deri në ketë stad, te nyja e sheshit Shqiponja, është punuar me punimet nëntokësore.

“Momentalisht është përfunduar tubi ose tuneli numër katër i projektit që orienton trafikun e Tiranës nga unaza veriore drejt qytetit të Durrësit. Gjithashtu është punuar pjesërisht tubi numër tre i cili orieneton trafikun nga rruga “Teodor Keko” ose Unaza e Madhe e Astirit, drejt qytetit të Durrësit. Sikurse po vijojnë intensivisht punimet për muret që lidhen me aksin numër 9, aksi kryesor veri -jug, nëntokësor që mundëson kalimin e unazës së madhe”, tha Elezi.

Me skemën e re të devijimit të trafikut, shtoi Elezi, na jepet mundësia që ne të vijojmë punimet për aksin numër 9 dhe për tunelin numër tre. Ai shpjegoi edhe si do të devijohet lëvizja e trafikut nga e hëna e tutje në këtë nyje për ata që duan të hyjnë dhe të dalin nga Tirana.

“Automjetet qe vijnë nga Durrësi do të detyrohen që të kthehen djathtas në rrugën “Teodor Keko”. Mundësia e parë për t’u futur në qytet do jetë rruga “Abedin Rexha”, që ne e njohim si fusha e ish aviacionit. Nëpërmjet një semafori, rruga “Abedin Rexha” do të kthehet në rrugë me një sens kalimi për të përballuar një fluks mjetesh më te lartë. Nëpërmjet rrugëve sekondare të qytetit do të shkohet në rrugën “Dritan Hoxha” , për të shkuar drejt qytetit të Tiranës. Për devijimin e daljes Tiranë- Durrës, kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” fillon me një ngushtim korsish, më pas me devijimin anësor të një rruge, më pas një gjysmë rreth i ngjashëm me ish rrotullimin e sheshit Shqiponja”, tha Elezi. Për ata që vijnë nga jugu i vendit rekomandoj përdorimin e rrugës nga Rrogozhina në Peqin, Papër, Bradashesh dhe të aksesojnë qytetin e Tiranës përmes rrugës së Elbasanit. Për ata që vijnë nga veriu i vendit, rekomandoj përdorimin e rrugës nga instituti drejt Paskuqanit për t’u futur në Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME