Categories Lajme

Projekti për stadiumin e Flamurtarit, Rama: Për ne sporti është prioritet. Do bëjmë edhe të tjerë

Në Vlorë, këtë të shtunë do të përzgjidhet projekti për stadiumin e ri të Flamurtarit. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në këtë aktivitet, ndërsa tha se me ndërtimin e stadiumeve do përmirësojë jo vetëm klimën sportive, por do të rrisë të ardhurat e bizneseve në qytetin bregdetar.

Ai shtoi se projekte për stadiume në vend do të vijojnë bashkë me Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Kjo është finalja e tretë e këtij procesi transformimi të infrastrukturës së futbollit, por edhe te teksturës urbane. Me këtë duam të fitojmë jo vetëm stadiume , por edhe qendra të reja të jetës sociale dhe ekonomike, të cilat do rrisin cilësinë e jetesës. këto tre stadiume nuk janë fundi i një përpjekje të nisur, por janë vetëm vazhdimi.

Pas këtyre projekteve, ne do të ulemi me federatë, se cilët do jenë vagonët e tjetër që do ti bashkohen këtij treni. Do hapim, kantierin e  dytë të stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë, me Partner Publik Privat. Sot është koha për ta ndërtuar, sepse ju e dini se Vlora përjetoi një situatë izolimi dhe në vitet e fundit është ngjitur në një nivel dhe është kthyer në qytet të vizituar.

Shefi i qeverisë tha se po punojnë që edhe në Vlorë të ketë një akdemi të një prej klubeve më të mira të Evropës.

“Për ne,  sporti, tani është një prioritet jo vetëm i shkruar, por një prioritet i shpallur përmes veprimit. Po punojmë që të kemi edhe në Vlorë një akademi, me mbështetje të një klubi të madh në Evropë.

Kryetarët e rinj të bashkive do kenë presion të madh nga unë, për të krijuar kushte që FSHF, të fillojë me investime të reja për fushat për fëmijët. Në Vlorë do krijojmë edhe një kampus”, tha Rama

Në konkursin Ndërkombëtar për Projektin e Stadiumit të Ri “Flamurtari” garojnë për finalen 3 studio arkitekture bashkëkohore: FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME