Categories Lajme

Prokuroria çmonton telefonin e Tires, zbërthen mesazhet e ish-sanitares me familjarë të pacientëve të tjerë të shtruar tek Sanatoriumi

Prokuroria e Tiranës i ka shtrirë hetimet lidhur me rastin “Tire Alldervishi”, e cila akuzohet për mashtrim, pas denoncimit që bëri vajza e një pacienteje tek “Shefqet Ndroqi”, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë 1 muaj pas infektimit.

Ndërkohë që ish-sanitarja e spitalit ndodhet pas hekurave, në celularin e saj prokurorët kanë zbuluar edhe biseda me familjarë të të afërmve të tjerë që kanë qenë shtruar pas infektimit me Covid-19.

Në telefonin e saj janë gjetur mesazhe dhe biseda të tjera me persona kryesisht të afërm të pacientëve të shtruar në këtë spital, ku sanitarja dyshohet të ketë kryer të njëjtën procedurë.

Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije për “Oranews” se kanë nisur një verifikim të gjithë personave, me të cilët ka kontaktuar 52-vjeçarja për të vërtetuar që rasti i fundit i vajzës të cilës i vdiq nëna në spital pasi pagoi 8 mijë euro, nuk ka qenë i izoluar, por sanitarja e ka kryer edhe më parë të njëjtën praktike.

Mësohet se janë duke u hetuar dhe komunikimet me mjeket dhe infermieret e këtij spitali ku duket se 52-vjeçarja ka shkëmbime mesazhesh.

Ndërkohë Alldervishi i është drejtuar gjykatës së Apelit për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë me pretendimin se nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësorë, pasi ka kaluar Covid-in.

Skandali me ish-sanitaren tek “Shefqet Ndroqi” u publikua  nga emisioni “Stop” të martën e 12 janarit ku punonjës të këtij spitali, bënin pazar me jetën e pacientëve duke marrë lekë nga të afërmit e këtyre të fundit për tu shërbyer të sëmurëve që kishin brenda spitalit Covid .Vajza e një zonje 55-vjeçare, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, denoncoi faktin, se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj. LEXO KËTU.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME