fbpx
Lajme

Prokurorit i hodhën në erë makinën, policia e Vlorës jep detaje (Video)

Automjeti i prokurorit Albert Kuliçi ne Vlore eshte hedhur ne ere me lende plasese. Keshtu ka konfirmuar Policia e Vlorës ne nje informacion paraprak per ngjarjen.“Rreth orës 06:45, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, automjeti tip Volskwagen me targë AA 583OO dyshohet se është dëmtuar plotësisht me lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit dyshohet se është dëmtuar pjesërisht edhe një automjet tjetër i parkuar afër.

Nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale”. Policia ka konfirmuar gjithashtu se mjeti Volkswagen është në pronësi të shtetasit A.K, me detyrë Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Për këtë ngjarje, është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të cilët po merren me zbardhjen e ngjarjes.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button