fbpx
Lajme

Promovimi me të rinjtë i librit te autorit Evan Osnos:”Joe Biden -Ëndërrimtari Amerikan”

Promovimi me të rinjtë i librit te autorit Evan Osnos:”Joe Biden -Ëndërrimtari Amerikan”,

Sot, në të njëjtën orë kur në Capitol Hill inaugurohej presidenti i ri i SHBA, u takova me të rinj anëtarë të FRPD Vlorë, FRPD Selenicë si dhe të rinj të tjerë të paangazhuar me forumet e PD të pranishëm sot në zyrat qendrore të shtabit elektoral të Partisë Demokratike. Së bashku me të rinjtë ndoqëm ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Biden. Simbolika e takimit me të rinjtë u përzgjodh për të treguar edhe mënyrën e politikbërjes dhe mënyrën se si arrihet suksesi kur qëllimet dhe synimet janë të qarta!

Gjatë takimit promovuam botimin më të fundit: “Joe Biden, ëndërrimtari amerikan” të autorit të njohur, Evan Osnos dhe diskutuam mbi librin. Në fund u dhurova të rinjve librin e autorit amerikan Evan Osnos për jetën e presidentit të ri(botuar në shqip nga Shtëpia Botuese Morava), si dhe librin tim “GAO, NIK dhe leksionet e Dodaros” në të cilin flitet mbi Institucionin më të lartë të Auditimit në Amerikë dhe drejtuesin e saj Gene Dodaro.

 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close