Categories Lajme

Pronarët e lokaleve në Krujë dhe Durrës nuk “zënë mend”, kapen duke bërë dasma

Pavarësisht rritjes së shifrave dhe thirrjes së autoriteteve dasmat në Shqipëri nuk kanë të ndalur. Pronarët e disa bizneseve në Krujë dhe Durrës janë gjobitur si dhe janë vënë nën hetim pasi janë kapur duke organizuar dasma dhe evente në lokalet e tyre në kundërshtim me aktin normativ. Drejtoria Vendore  e Policisë Durrës  apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19

“Procedohet penalisht pronari  i një lokali  për mosbindje ndaj urdhrit të policisë,  pasi ishte  ndëshkuar me masë administrative 3 herë nga shërbimet e Policisë Krujë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, por  gjatë kontrolleve u konstatua përsëri  duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.

Gjithashtu ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, për të 2-tën herë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pronari  një subjekti në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, proceduan penalisht shtetasin Xh.B., 46 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ky shtetas si pronar i një subjekti në Fushë Krujë, i cili ishte ndëshkuar 3 herë me  masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore,  u konstatua përsëri  nga shërbimet e Policisë  duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me  qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Spitallë, Durrës, subjektin në pronësi të shtetasit S.P., i cili u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur  me Aktin Normativ. Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë Durrës, kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Drejtoria Vendore  e Policisë Durrës  apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19″, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME