Categories Lajme

“Pronari i godinës së spitalit COVID 4 ka hedhur në gjyq qeverinë”

Situata e pandemisë së Covid në vendin tonë vijon që të mbetet shumë e rëndë, ku në spitale janë të shtura mbi 480 pacientë. Pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë bëri më dijë se për trajtimin e pacientëve të sëmurë me Covid është hapur edhe spitali Covid 4, dhe në atë strukturë janë shtuar 100 shtretër për pacientët që dalin nga COVID 1 dhe COVID 3.

Gazmend Koduzi, Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike në një intervistë për Fax News deklaroi se pronari i godinës së spitalit Covid 4 ka hedhur në gjyq qeverinë, pasi i ka marrë godinën dhe nuk i ka paguar qiranë dhe as nuk ja ka blerë. Koduzi ngriti shqetësimin se nëse gjykata jep urdhër për bllokim, ku do të shkojnë këto pacientë që janë brenda spitalit. Po ashtu Koduzi bëri thirrje se duhet menjëherë që të hapen spitalet Rajonale, me qëllim trajtimin e pacientëve.

“Nisur nga shifrat e testimit dhe të rasteve në rastet që janë kapur dje dhe në rastet që janë sot në Shqipëri duhet të ishin bërë mbi 7000 testime. Nuk duhet të jetë më shumë se 10 % pozitiviteti i rasteve me numrin e testimeve. Dje ka qenë 33% pozitivitet i rasteve pardje ka qenë 38%, pra është shumë i lartë dhe për çdo rast të kapur të ri të nesërmen duhet të bëhen më shumë testime me qëllim që të jenë tek 10%.

Duke mos bërë testime sa duhet ne nuk e dimë sesa të infektuar kemi në Shqipëri, duke mos ditur sa të infektuar kemi ne nuk mund të mos i izolojmë këto dhe të shkëpusim zinxhirin e transmetimit. Për aq kohë sa ne nuk mund të shkëpusim zinxhirin e transmetimit këto mund të bredhin lirisht dhe mund të infektojnë edhe persona të tjerë.

Ne nuk bëjmë as hetimin epidemiologjik. Gjithashtu ne nuk bëmë as hapjen e tretë të trajtimit të pacientëve. Rreth 9% e personave të prekur shtrohen në spital. Sot që ne flasim janë rreth 18 mijë persona aktiv, që do të thotë se 1600 persona kanë nevojë për kujdes spitalor. Ne kemi të shtruar në spital rreth 500 veta, ku po e marrin trajtimin 1100 persona të tjerë. Pavarësisht se thuhet se janë hapur 4 spitale, kemi vetëm 2 spitale dhe dy të tjera janë shtojca spitalore.

Madje madje kam marrë informacione se me pronarin e spitalit Covid-4, qeveria është në konflikt me pronarin se ja ka marrë godinën pronarit dhe nuk i ka dhënë as lekë qiraje dhe as nuk ja ka blerë. Ky konflikt ka përfunduar në gjykatë dhe nëse gjykata jep urdhër bllokimi ku do të shkojnë këto pacientë që janë brenda spitalit. Ato janë ambientet private me pronar.

Me pronarin legjitim ka konflikte dhe mesa kam informacion janë në gjykatë,. Pronari i godinës i ka hedhur në gjyq. Nëse gjykata nxjerr të njëjtin përfundim siç bëri gjykata arbitrare për Beketin ku do të shkojnë këto pacientë. Pra edhe trajtimi nuk po kryhet siç duhet. I kemi bërë thirrje qeverisë që të hapë spitalet rajonale sa më shpejt.”- tha Koduzi.(M.Q/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME