Categories Lajme

Pronari i lokalit në Peqin rrëfen vrasjen e 35-vjeçarit: Njëri doli me pistoletë, tjetri dogji makinën

Sami Bashaliu, pronari i një lokali në Gjoçaj të Peqinit, ka parë me sytë e tij sesi dy persona të “maskuar” ekzekutuan 35-vjeçarin Albi Bashaliu dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes. Për mediat ai ka treguar hap pas hapi sesi ndodhi vrasja, si ishin veshur autorët dhe sesi u larguan më pas pasi i vunë flakën automjetit të viktimës.

Bashaliu, i cili tregon se kur ndodhi ngjarja ishte në lokal duke punuar, tregon se makina ishte parkuar pranë biznesit të tij ndërsa shton se kishte xhama të zi dhe nuk shihej se kush qëndronte pas timonit.

Pasi viktima zbriti nga makina e tij, ata e qëlluan. “Ishte veshur njëri me xhinse të zeza, xhup të zi, jakat lart dhe me maskë Covid. Dukeshin si çuna të rij. Një doli me pistoletë…U frikësuan të gjithë.”

Pas vrasjes, shpjegon Sami Bashaliu një nga autorët iu afrua viktimës dhe e qëlloi prapë, më pas i kontrolloi xhepat dhe i mori çelësat e makinës.

“E ndezi makinën, ky tjetri doli dhe i hodhi benzinë dhe i vunë flakën…Pastaj u larguan.”
Përpara se të largoheshin, një nga autorët i kishte bërë thirrje edhe që të futej brenda ndërsa ai dhe të tjerë në lokal shihnin skenën të habitur. Bashaliu tregon se Albi ishte një djalë punëtor dhe në dijeninë e tij nuk kishte pasur probleme.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:40, sapo viktima ka zbritur nga makina e tij për të shkuar në kafe.

Pak minuta më pas uniformat blu gjetën të djegur edhe një makinë e cila dyshohet të jetë e autorëve të ngjarjes. Në akset kryesore, u ngritën postblloqe dhe u krye krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Pistë kryesore e kësaj vrasjeje është hakmarrja dhe lidhet me të kaluarën e viktimës dhe të vëllait të tij Leonard Bashaliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME