Lajme

Pronari i “shtëpisë së barit” në Shijak: Lekët e kanabisit i dua për operacion, armët i kam nga viti 1997

Fredi Krasniqi, pronari i ‘shtëpisë së barit’ në Durrës ka deklaruar se kanabisin e ka mbjellë pasi i nevojiteshin paratë për të kryer një operacion. Ai ka mohuar kategorikisht se armët që u gjetën në banesë të jenë në funksion të grupeve kriminale. Sot, pritet që të mbahet seanca për Krasniqin, i cili u arrestua pasi u kap me ‘shtëpi bari’ në Durrës.

Krasniqi ka thënë para togave të zeza se armët i ka që prej vitit 1997 dhe se kanabisi nuk financohet nga grupet kriminale.

“Armët i kam ruajtur që prej kohës së trazirave që përkon me vitet 97’ dhe i kam ruajtur që në atë periudhë brenda një muri të dyfishtë. Bimët narkotike i kam mbjellë për të përfituar para të shpejta për shkak të disa problemeve shëndetësore dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për t’ia arritur. Kam nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk mund ta përballoj koston në formë tjetër. Çdo impiant që është vendosur në shtëpi, është bërë nga unë dhe nuk ka financuar asnjë grup kriminal”, ka dëshmuar Fredi Krasniqi.

Policia sekuestroi në katin e tretë dhe të katërt të një vile trekatëshe në fshatin Sallmone 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale.

Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. Arsenali i armëve ishte fshehur brenda një muri të dyfishtë brenda banesës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close