
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, ndërsa dy të tjerë po procedohen penalisht, pasi akuzohen për dy vepra të ndodhura në Trieste.
Mediat italiane raportojnë se shqiptarët hodhën një koktej molotovi në dritaren e një lokali, duke shkaktuar dëme sepse pronari nuk i kishte lejuar që të futeshin brenda.
Ndërsa pak disa ditë më parë grabitën dhe rrahën klientin e një dyqani në via Giulia. Ndërkohë Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë për të mbledhur sa më shumë prova.