Categories Lajme

Vlorë/Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

DVP Vlorë/Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Bashkautor i një rasti kultivimi të bimëve narkotike, të kryer në vitin 2021, në një zonë të pyllëzuar, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, me mbështetjen e inteligjencës informative, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: -H. C., 28 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 28-vjeçari i ndaluar, në bashkëpunim me shtetasin H. C. (të vënë në pranga me herët nga Policia), në vitin 2021, ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Hadëraj, Selenicë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një lokali në lagjen “Osman Haxhiu”, ka goditur me sende të forta, shtetasin H. M., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. B. (pronarja e lokalit ku ka ndodhur konflikti), për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: -B. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi; -Xh. D., 30 vjeç, banues në Berat, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi; -A. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.

Më datë 14.04.2023, ka kallëzuar shtetasi M. K., se dy punëtor të biznesit të tij në Himarë, shtetasit P. G, dhe L. S., të dy banues në Nepal, janë larguar në kundërshtim me kontratën e punës. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME