Categories Lajme

Prostitucion me dijeninë e bashkëjetuesit në Fier, arrestohet ‘tutorja’, procedohen 3 të tjerë

Një 64 vjeçare me inicialet E.L është arrestuar sa nën akuzën penale të “shfrytëzimit të ambienteve të lokalit të saj për prostitucion. Në kuadër të operacionit të policisë, është proceduar penalisht 26 vjeçarja me iniciale P.T e e cila kryente veprën penale të “ushtrimit të prostitucionit. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe bashkëjetuesi i 26 vjeçares i cili ishte në dijeni të kësaj vepre penale.

Njoftimi i Plotë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, nisur edhe nga pamjet filmike të transmetuara në një nga emisionet investigative mbrëmjen e djeshme, ku është shfaqur një rast i shfrytëzimit për prostitucion, bënë ndalimin për veprat penale “Shfrytëzimi për prostitucion”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të shtetases E. L., 64 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se mbante lokalin dhe shfrytëzonte për prostitucion shtetasen P. T. Gjithashtu, filloi procedimi penal për shtetasit:

P. T., 26 vjeçe, banuese në Fier, për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”;

A. B., 61 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” (bashkëjetuesi i shtetases P. T.);

T. H., banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave” (pronari i hotelit ku dyshohet se ka ushtruar prostitucion shtetasja P. T.)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për të nisur hetimin disiplinor për punonjësit e Policisë, shtetasit A. P. dhe F. P., për shkelje të rëndë disiplinore.

Në bashkëpunim me AMP po vijojnë veprimet hetimore të mëtejshme. Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME