Lajme

Protesta/ 3 kërkesat që kanë studentët për Ministrinë e Arsimit

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka deklaruar se do të takojë një përfaqësi me studentët. E pyetur nga ‘Fax News’ nëse studentët kanë pranuar të takohen, Nikolla e pohoi diçka të tillë.

Nëse nuk merren parasysh kërkesat, studentët kanë bërë thirrje për revulucion studentor “Revolucion studentor. Revolucion studentor, revolucion studentor, ne nuk jemi bankomat, nuk tërhiqemi’. ” Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”,  janë dëgjuar të thërrasin studentët të cilët kundërshtojnë tarifat e provimeve.

“Dilni jashtë” “Duam ministren”, “Anulo vendimin”, “Mbani përgjegjësi”,  janë disa nga thirrjet e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit.

Ata kërkojne gjithashtu që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

Studentët të cilët janë vetëorganizuar, kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:
1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste

“Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!“– shkruhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: