Categories Lajme

Protesta e 40 personave për ndërtimin e Hec-Skavica, gjobiten me nga 5 milionë lekë organizatorët

Organizatorët e protestës kundër ndërtimit të Hecit të Skavicës në Dibër janë gjobitur me nga 5 milionë lekë të reja për grumbullimin në kohë Covidi. Ishin 40 persona të pranishëm, për të cilët policia thotë se u ka bërë thirrje të shpërndaheshin pasi bin në kundërshtim me masat anticovid. Personat që janë gjobitur janë identifikuar si A.H, President i Shoqatës Drini i Zi, dhe shtetasi N. D, Kryetar i Shoqatës Drini i Zi.

Njoftimi i plotë: Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, gjobiten me nga 5 milion lekë të reja organizatorët e tubimit.

Me datë 01.12.2020, në vendin e quajtur “Kodra e Bitrit”, njësia Administrative Fushë-Çidhën, Dibër, shtetasi A.H, President i Shoqatës Drini i Zi, dhe shtetasi N. D, Kryetar i Shoqatës Drini i Zi, kanë organizuar një grumbullim me rreth 40 persona,  për të protestuar kundër ndërtimit të Hec-Skavica. Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid. Në zbatim të Aktit Normativ nr 3, datë 15.03.2020, neni 3, pika 1, shërbimet e Policisë  kanë vendosur dy masa administrative përkatëse (gjobë) për dy organizatorët e tubimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME