
Kryetari i Partisë Demokratike i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit Sali Berisha ka ripërsëritur ftesën qytetarëve për tu mbledhur në protestën në 7 korrik para kryeministrisë.
“Miq, përshëndetje të përzemërt dhe ftesë miqësore me këtë foto për tu mbledhur të gjithë në protestën kombëtare me 7/ 7/ 7 para Kryeministrisë” shkruan Berisha!
Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e një proteste më 7 korrik në Tiranë kundër rritjes së çmimeve dhe krizës ekonomike në vend.