Lajme

Protesta e fermerëve në Lushnje, policia procedon 5 persona

5 persona janë proceduar nga ana e Policisë në Lushnje, pas protestës që bënë fermerët ditën e djeshme, ku bllokuan për disa minuta edhe qarkullimin në rrethrrotullimin e Plugut. Në mesin e të prceduarve është kreu i sindikatës së fermerëve Eduard Sharka, dhe 4 persona të tjerë.

Fermerët e tjerë që janë shoqëruar fillimisht dhe më pas janë proceduar nga policia janë: Klejdison Hatija, Arben Vrapi, Ernesto Vrapi dhe Dashnor Oshafi.

Policia shton se ata kanë kundërshtuar me d hunë punonjësit e rendit. Fermerët protestuan gjatë ditës së djeshme kundër paketës fiskale që ka prezantuar qeveria për vitin e ardhshëm, duke pretenduar se ndihma ndaj tyre është inekzistente.

Njoftimi i policise: Specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”, shtetasit E. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë, K. H., 23 vjeç, A. V., 41 vjeç, E. V., 36 vjeç, D. O., 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat, pasi ditën e djeshme në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut” kanë bllokuar kalimin e mjeteve për rreth 15 minuta dhe kanë kundërshtuar me d hunë punonjësit e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: