Lajme

Protesta e studentëve, Rama inspekton konviktet e inxhinierisë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe disa prej rezidencave ku janë akomoduar studentet. Ai ka parë nga afër dhomat dhe kushtet e reja që ofrojnë konviktet.

“Në kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit Rezidencat A/B/C dhe D, ku falë marrëveshjes me qeverinë gjermane, 1080 studentë do të akomodohen në kushte optimale, brenda muajit mars😊 Atyre që e kanë shkruar pikën 1 të 8 kërkesave të studentëve, u them se plani ynë për përmirësimin e kushteve në konvikte, ka nisur të zbatohet kohë më parë😉Por nga ana tjetër, kjo pikë e artikuluar së fundmi, si një kërkesë e studentëve, është një shtysë e nevojshme për të ecur më shpejt🙏”, shkruan Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close