Categories Lajme

Protesta e unazës. Si doli në pah një vjedhje gjigande

Protesta e vendosur e atyre që do t’u prishen banesat tek Unaza e Re, ishte maja e ajzbergut e një afere disafish më të madhe. Sepse përpos prishjes se 317 godinave, gati 1/3 e të cilave janë në proces legalizimi, përpos të drejtave që legjislacioni europian u njeh atyre banorëve për dëmshpërblim sipas tregut, kjo protestë e fortë ndezi prozhektorët edhe mbi dyshimet që gëlojnë për një tender 40 milionësh.

Qeveria shqiptare miratoi në shtator 3 gara për segmentin prej 2.2 kilometrash, nga “Pallati me shigjeta” deri tek rreth rrotullimi i ish Shqiponjës. E imagjinoni sa është çmimi i këtij pazari? Plot 40 milionë euro. Pra më shumë se 18 milionë euro për KM.

Dhe për të arritur tek kjo shifër çfarë ka ndodhur? Një praktikë tashmë e njohur nga qeveria Rama: mungesa e garës. Ajo zhvillohet në 3 forma, ose mes PPP-ve, ose koncesioneve me ofertë të pakërkuar, ose, së fundi, mes konkurimeve të falcifikuara. Për ndarjen e 40 milionë eurove të Unazës së Re u përdor mënyra e tretë.

Po të shikosh se si janë ndarë paratë, metoda është qesharake. Gjithësej për dy kilometra rrugë janë bërë tre tendera.

Të parin, me vlerën 18 milionë, e ka fituar Biba X dhe DH Albania. Të dytin me 12.6 milionë e ka fituar Salillari. Dhe të tretin me 9.4 milionë e ka marrë Victoria Invest. Por skandali fillon po të shihet se me kë kanë konkurruar këto kompani që kanë ndarë 40 milionë euro.

I vetmi konkurrent, në të tre tenderat, ka qenë firma Vëllezërit Hysa. Dhe truku nuk përfundon këtu. Por vëllezërit Hysa, siç rezultoi nga një investigim i TPZ.al dhe Exit.al, në të gjitha garat janë paraqitur me ofertën zero lekë.

Pra kanë bërë rolin e një garuesi fiktiv në tre tendera, për të cilat dyshimet janë tejet të mëdha se janë të manipuluar. Pikërisht kjo bën që të thyhet rekordi i mbi 18 milionëve euro për KM (kur rruga malore e Bektelit, që u konsiderua si vjedhje e madhe nga Rama dhe socialistët, ka patur vetëm gjysmën e kësaj kostoje).

Pikërisht edhe për të nxjerrë në dritë këtë skandal të madh, pati vlerë protesta e fortë e banorëve që do u prishen shtëpitë te Unaza e Re.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME