Categories Lajme

Protesta kundër vaksinimit me detyrim në Greqi

Rreth 2500 persona protestuan sonte në sheshin Sindagma në Greqi kundër vaksinimit dhe detyrimit për ta bërë atë sipas një vendimi të qeverisë greke, ndërsa pati përplasje edhe me policinë.

Me pankarta në duar protestuesit kërkuan që askush mos të detyrohet ta bëjë vaksinën, aq më tepër të penalizohet për kundërshtimin e tij për t‘u vaksinuar.

Mes protestuesve ndodhen edhe dhjetëra anëtarë të shoqatave fetare të cilët hedhin edhe teori kospiracioni lidhur me virusin dhe prejardhjen e tij. E ndërsa sërish shifrat e të infektuarve mbeten frikshme, me rreth 3000 infektime në ditë, ekspertët e epidimiologjisë ngrenë alarmin për përhapje edhe më të madhe të covid, kryesisht mes të pa vaksinuarve.

Situata më alarmante ndodhet në Atikë,në Kretë ndërsa shifra të larta kanë edhe ishujt që janë edhe destinacionet kryesore turistike në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME