Categories Lajme

Protesta për pronat në Kakome, KLGJ i shqetësuar për gjuhën jo etike dhe fyese ndaj gjyqtares

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar lidhur me protestën e banorëve të Nivicës për çështjen e pronave në Kakome.

Bëhet fjalë për protestën e datës 8 tetor, ku banorët kundërshtuan vendimin e gjyqtares së Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, Ema Shaholli, e cila shpalli moskompetencë në trajtimin e çështjes së pronave në Kakome, ku banorët e Nivicës kanë paditur Kadastrën.

Me paralajmërimin se do të përshkallëzojnë protestat për të mbrojtur tokën, banorët e Nivicës bënë kallëzim ndaj gjyqtares.

Por KLGJ shpreh shqetësimin për gjuhën jo etike dhe fjalorin fyes ndaj gjyqtares së çështjes.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor respekton rolin e pazëvendësueshëm të medias për informimin e publikut në lidhje me veprimtarinë e sistemit gjyqësor, por nga ana tjetër, edhe media duhet të respektojë dinjitetin e gjykatës dhe gjyqtarit, duke mos përcjellë informacion që përmban gjuhë apo imazhe fyese, që cenojnë figurën e gjyqtarit. Respekti ndaj gjykatës dhe figurës së gjyqtarit i shërben si forcimit të drejtësisë, ashtu edhe lehtësimit të komunikimit efektiv me publikun rreth veprimtarisë së sistemit gjyqësor” nënvizon KLGJ.

Deklarata e plotë

Në datën 08.10.2020, gjatë transmetimit të edicioneve informative në televizion, janë përcjellë pamje lidhur me protestën e disa shtetasve (palë ndërgjyqëse në një proces gjyqësor), të cilët kundërshtonin vendimin e dhënë një ditë më parë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër, sipas të cilit është vendosur shpallja e moskompetencës tokësore për gjykimin, si dhe dërgimi i akteve për gjykim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, nën juridiksionin e së cilës ndodhet territori ku janë të vendosura pasuritë e paluajtshme. Ndër të tjera, në kronikë është transmetuar gjuhë jo etike dhe fjalor fyes ndaj gjyqtares së çështjes.

Si organ i ngarkuar nga kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton me keqardhje se ky nuk është një rast i izoluar i mosrespektimit të dinjitetit të gjyqtarit, një kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës. Edhe në kronikat televizive të datës 29.9.2020, gjatë pasqyrimit të ngjarjeve të zhvilluara para godinës së Gjykatës Administrative të Apelit, në Tiranë, një grumbull personash me pankarta nëpër duar kanë reaguar me fjalë fyese në drejtim të gjyqtarëve, të pakënaqur nga zgjidhja e një çështjeje konkrete të gjykuar disa muaj më parë.

Për nga natyra e vet, veprimtaria gjyqësore shkakton pakënaqësi ndaj njërës apo tjetrës palë, por në një shtet të së drejtës, mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit.

Sjellim në vëmendjen e opinionit publik se Këshilli i Lartë Gjyqësor respekton rolin e pazëvendësueshëm të medias për informimin e publikut në lidhje me veprimtarinë e sistemit gjyqësor, por nga ana tjetër, edhe media duhet të respektojë dinjitetin e gjykatës dhe gjyqtarit, duke mos përcjellë informacion që përmban gjuhë apo imazhe fyese, që cenojnë figurën e gjyqtarit. Respekti ndaj gjykatës dhe figurës së gjyqtarit i shërben si forcimit të drejtësisë, ashtu edhe lehtësimit të komunikimit efektiv me publikun rreth veprimtarisë së sistemit gjyqësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, i udhëhequr nga parimet e profesionalizmit, transparencës, ndershmërisë, llogaridhënies dhe besueshmërisë, është i angazhuar për rikthimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor, ku një ndër objektivat e tij kryesorë është forcimi i bazave për përmirësimin e marrëdhënieve të gjyqësorit me median, në çdo rast duke garantuar respektin reciprok.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME